Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur gjatë ditës së sotme në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Llapushnik.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi theksoi se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin.
“Në ora 13:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Llapushnik). Njësia policore menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, nga aty ka njoftuar se në aksident është përfshirë vetëm një veturë (vet-aksident). Si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitet relevante policore janë duke u marrë me aksidentin”- tha Krasniqi