Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të merkurën dhe të enjten, temperaturat në Kosovë do të shkojnë deri në 34 gradë celsius.
Njoftimi i plotë:
Do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Vranësirat ditën e enjte gjatë pjesës së dytë të ditës, ka mundësi që vende-vende të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-34 gradë Celsius.
Situata biometeorologjike vazhdon të jetë jostabile për shkak të indeksit të lartë UV.Këshillohet të ju shmangemi kontaktit direkt të rrezeve të diellit,aktiviteteve fizike , sepse kjo situatë meteorologjike ndikon negativisht te shumë persona me sëmundje kronike(hipertension, ostmatikët, diabetikët ) dhe te të moshuarit.