Komediani kanadez, Nick Nemeroff vdes në moshën 32-vjeçare

Komediani kanadez, Nick Nemeroff, raportohet se ka vdekur në moshën 32-vjeçare.

Lajmi për vdekjen e papritur të aktorit u konfirmua nga familja e tij të hënën (27 qershor).

Deri më tani nuk është zbuluar ndonjë shkak i vdekjes së tij.

 

Gjatë gjithë karrierës së tij, Nemeroff – i cili ishte nga Montreali, Quebec – ishte shfaqur në emisionin “Conan” të Conan O’Brien dhe kishte bërë paraqitje në festivalin e komedisë në Montreal “Just for Laughs”, si dhe në Festivalin e Komedisë “Winnipeg”.

Ai luajti gjithashtu në dy episode të serisë së dytë të shfaqjes televizive komedi “Roast Battle Canada”.

Në një deklaratë në faqen e Instagramit të Nemeroff shkruhej: “Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e papritur të vëllait tonë të dashur Nick Nemeroff”.

Foto: Film Magic

“Përkushtimi i Nick për komedinë ishte i jashtëzakonshëm dhe dha rezultate të mahnitshme. Ai mori brohoritje në Kanada dhe SHBA, duke u bërë njëkohësisht një “komik” dhe një hit i turmave që ishin të apasionuar pas kadencës së tij unike”.

“Nëse Nick do të ishte në një shfaqje humori, ai ishte i garantuar të largohej me fansa të rinj. Dhe ai e meritonte këtë, sepse komedia ishte, në shumë mënyra, jeta e tij”, vazhdon postimi.

“Nick e jetoi jetën ashtu siç deshi, dhe kjo është ajo për të cilën do të kujtohet. Prehu në paqe Nick. Të duam”, përfundon shkrimi.