64 raste të reja me COVID-19, numri i rasteve aktive shkon në mbi 300

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar lidhur me rastet e reja të të infektuarve me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë konfirmuar 64 raste të reja pozitive.

Kësisoj numri i rasteve aktive ka shkuar sërish në 322.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 208 testime, kurse nuk ka patur asnjë vdekje.

Në njoftimin e fundit vërehet se Ministria e Shëndetësisë bëri disa ndryshime edhe në dizajnin apo formën e raportimit të rasteve me koronavirus.