E veshur nga shqiptarja Nensi Dojaka, Megan Fox debuton flokët bionde me hije rozë në premierën e dokumentarit “Machine Gun Kelly’s Life in Pink”

Megan Fox zbuloi një pamje të re bionde të hënën, ndërsa mbështeti të fejuarin e saj Machine Gun Kelly në premierën e dokumentarit të tij Hulu “Machine Gun Kelly’s Life in Pink” në New York.

Ylli i “Jennifer’s Body”, i transformoi flokët e saj brune në një nuancë bionde mahnitëse, me hije rozë dhe dukej si një Barbie reale me një fustan të hollë rozë, i cili ekspozonte dekoltenë e saj të gjerë dhe këmbët e tonifikuara.

Megan zgjodhi fustan rozë, duke kombinuar edhe taka seksi rozë me rripa, që nxirrnin në pah pedikyrin e saj rozë, së bashku me një manikyr pastel.

35-vjeçarja i besoi pamjen kreatores shqiptare për një fustan tjetër me prerjet e saj të veçanta që nxirrte në pah format e saj në mënyrën më të mirë.

Ylli vendosi qerpikë voluminozë, një nuancë skuqjeje në faqe dhe një shkëlqim rozë të lehtë në buzët e saj.

Bukuroshja e “Transformers” nuk zgjodhi asnjë aksesor për natën, përveç unazës së saj të fejesës smerald nga MGK, pasi la pamjen e saj tërheqëse të bënte të gjithë punën.