S’ka më hapësira të jashtme për kafe tek “Kafet e ABC-së”, Komuna e Prishtinës liron hapësirat publike

Të dyja anët e rrugës “Rexhep Luci” afër Kino ABC, janë të mbushura me karrige dhe tarraca të kafeneve dhe restoranteve.

Duke zënë hapësirat publike, ka disa vjet që pronarët e lokaleve nuk paguajnë tatim për to, të cilët i kanë zgjeruar dhe kanë vendosur tarracat pa pasur ndonjë kriter.

Por ka kohë qe Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë një aksion për lirimin e hapësirave publike.

Gjatë së martës, Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës ka njoftuar se ka bërë lirimin e hapësirave të uzurpuara nga kafiteritë.