Sulmohet fizikisht një person në Prishtinë, goditet edhe me shufër metalike

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person të dyshimtë në Prishtinë.

I njëjti është arrestuar nën dyshimin se së bashku me të dyshuarin e dytë i cili ndodhet në arrati, për motive të panjohura kanë sulmuar fizikisht me një shufër metalike viktimën mashkull kosovar.

Viktimës i janë shkaktuar lëndime.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse pas intervistimit, me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.