5 mijë e 700 euro shkuarja, deputeti Eman Rrahmani niset për në Haxh

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Eman Rrahman ka shkuar në Haxh.

Deputeti Rrahmani ishte sot në mesin e shumë qytetarë të tjerë që morën rrugën për në Haxh.

Duhet përkujtuar që këtë vit çështja e shkuarjes në Haxh është komentuar shumë edhe për shkak të çmimit tejet të lartë që duhet të paguhej.

Ata të cilët donin të shkonin në Haxh saktësisht duhej të paguanin 5 mijë e 700 euro, transmeton lajmi.net.

Ndryshe ka qenë kolegu i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, i cili ka shpërndarë një fotografi me të në aeroportin e Prishtinës. Rrahmani është bashkë me djalin e vëllait të tij, Albin Rrahmani i cili është 23-vjeç.