Agim Ademi: Ky turne ka zgjuar interesim të madh

Atmosferë madhështore në turneun e futbollit të vogël në Prishtinë. Secila ndeshje po zhvillohet me rivalitet.

I pranishëm edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, i cili i fton të gjithë dashamirët e këtij sporti të shikojnë këtë ngjarje atraktive.

“Në kuadër të programit tim për zhvillimin e futbollit spontan (futbollit të rrugës), sot, ka filluar “Tournament Prishtina 2022”, nën patronatin e FFK-së e në mbikëqyrje të

Getart Hysenit, Bajram Murturit dhe Lulzim Berishës. 

Ky event, i cili po zhvillohet në sheshin “Zahir Pajaziti”, në kryeqytet, do të zgjasë deri më 29 qershor, teksa po marrin pjesë 20 ekipe. 

Qysh në mbrëmjen e parë ky turne ka zgjuar interesim të madh. E përveç kënaqësisë që sjellë loja e futbollit për qytetarët dhe bashkëatdhetarët tanë gjatë këtyre mbrëmjeve verore, nga ky turne mund të dalin edhe talente, të cilët më pas do të mund të regjistrohen në klubet e futbollit dhe të futsallit.

Ju ftoj ta ndiqni nga afër këtë turne!”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në facebook.