Kryeministri i Irlandës, Micheal Martin ka njoftuar për një takim që pati me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, sot në Bruksel.
Martin shkroi se Irlanda e mbështet Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së.
“Takim i ngrohtë dhe konstruktiv me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.Përsërita mbështetjen e Irlandës për Kosovën në rrugëtimin e tyre si pjesë e familjes më të madhe evropiane”, shtoi kryeministri irlandez.
Ndryshe Osmani përfaqësoi sot Kosovën në Samitin e BE-së, ku ndër të tjerash deklaroi se qytetarëve të Kosovës po u bëhet padrejtësi sa i përket liberalizimit të vizave.
Warm and constructive meeting with President of Kosovo @VjosaOsmaniPRKS