Armando Broja e ka ritheksuar nevojën e tij për të luajtur rregullisht, pa marrë parasysh se te cila skuadër do të përfundojë në fund.
Sulmuesi pati një sezon të mirë me Southamptonin, duke qenë shpesh vendimtar në fitoret që “The Saints” i arrinin në Premier League.
Ndryshe nga Chelsea, skuadër që e ka në pronësi kartonin e lojtarit, por që nuk po i jep minutazhë, Southamptoni i dha hapësirë të rëndësishme sulmuesit për ta treguar veten.
Mbetet të shihet nëse do të ketë ndonjë skuadër që do t’ia premtojë pozitën e titullarit shqiptarit.
I interesuar për të është West Hami që ofron hiç më pak sesa 30 milionë euro për të.