U tha se ka nisur një lidhje të re, reagon ish konkurrentja e “Për’puthen”

Ish konkurrentja e “Për’puthen”, Alvisa Qarri, gjatë ditëve të fundit u përfol për një lidhje dashurie të re.

Këto dyshime u nisën nga një storje e saj, ku shihej krah një mashkulli.

Ajo nuk kishte zbuluar fytyrën e mashkullit misterioz, por kishte shkruar “Të dua”.

Në një video të publikuar pas lajmeve për lidhje, ajo shprehet se nuk ishte i dashuri por babai.

Teksa është shfaqur sërish krah tij Alvisa shprehet se ‘Të dua i them vetë babit dhe do i them vetëm atij për një kohë të gjatë.”

Alvisa u përfol shumë për lidhjen e saj me Bashkimin.