Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, ka reaguar pas nënshkrimit të marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë për energji, duke e cilësuar një hap të rëndësishëm në dialogun mes dy vendeve.
Borell, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se kjo marrëveshje do të jap rezultate konkrete për të gjithë qytetarët.
Përfaqësuesi i BE-së ka treguar se ai ka biseduar me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Alaksander Vuçiq, për të cilët ka thënë se mezi pret të vazhdojnë të punojnë në hapat e ardhshëm.
“Fola me Alaksander Vuçiqin dhe Albin Kurtin për t’i uruar për arritjen e marrëveshjes për udhërrëfyesin e energjisë sot. Ky është një hap i madh dhe i rëndësishëm përpara në Dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe do të japë rezultate konkrete për të gjithë qytetarët. Mezi presim të vazhdojmë të punojmë në hapat e ardhshëm”, ka thënë Borell.