Beyonce ka befasuar fansat duke e publikuar këngën e re “Break My Soul”.
Kënga është është pjesë e albumit të saj të shtatë të incizuar në studio, “Renaissance”.
Në mesin e personave që kanë kontribuar në tekstin e kësaj kënge janë, Jay-Z, Adam Pigott, Quavo, Megan Thee Stallion dhe të tjerë.
Kënga u publikua tri orë para kohës së paralajmëruar të lansimit.
Fillimisht kënga u lansua në platformën Tidal, e cila është pronë e këngëtares dhe bashkëshortit të saj, Jay-Z, ndërsa një orë më vonë u postua edhe në YouTube.