Një qytetar në Prishtinë ka informuar se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri, në afërsi të shtëpisë së tij.
Si pasojë nga predhat janë dëmtuar dritaret dhe muri i shtëpisë së tij.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar pesë predha.
Rasti është duke u hetuar.