Amber Heard ka fytyrën më të bukur në botë, sipas shkencës

Aktorja e njohur amerikane, Amber Heard, ka qenë subjekt i memeve në internet, gjatë gjithë çështjes së saj të profilit të lartë të shpifjes, e cila u nis nga ish-bashkëshorti i saj, aktori Johnny Depp.

Mirëpo, ndonëse mori urrejtje të neveritshme në internet për pamjen e saj, përveç talljeve të tjera, në fakt është vërtetuar se Heard ka fytyrën më të bukur në botë.

Një ekspert, Dr. Julian De Silva nga Qendra për Kirurgjinë e Avancuar Kozmetike dhe Plastike të Fytyrës në Londër, përdori një teknikë të hartës së fytyrës për të zbuluar se kush ka fytyrën më të përsosur në botë, sipas raportit të artë grek të bukurisë, që është 1.618.

Ky raport i ‘Phi’ nxjerr proporcionin perfekt të tipareve të fytyrës, duke përfshirë sytë, hundën, buzët, mjekrën dhe formën e përgjithshme të fytyrës për të përcaktuar se cilët janë njerëzit më të bukur shkencërisht.

Në vitin 2016, de Silva analizoi 12 pika kyçe të fytyrës, duke përfshirë ato të listuara më sipër, dhe zbuloi se fytyra e Heard ‘u përputh’ me këtë teori me 91,85 për qind saktësi në raportin e artë grek të bukurisë.

Ndërkohë, duke përdorur të njëjtën teknologji të skanimit të fytyrës, eksperti zbuloi se Kim Kardashian ka vetullat më të përsosura shkencërisht, Scarlett Johansson ka sytë më të përsosur shkencërisht, ndërsa modelja Emily Ratajkowski ka buzët më të përsosura shkencërisht.

“Raporti Phi prej 1.618 është menduar prej kohësh se mban sekretin e bukurisë, por tani me hartën kompjuterike ne mund të llogarisim se si zbatohet për gratë e vërteta”, tha De Silva për botimin.

E njëjta teknologji u përdor gjithashtu për të krijuar “fytyrën më të përsosur shkencërisht – me hundën e Amber Heard, vetullat e Kim Kardashian, sytë e Scarlett Johansson, formën e fytyrës së Rihannës, buzët e Emily Ratajkowski dhe ballin e Kate Moss”.