Një lokal është përfshirë nga zjarri në rrugën “Xhavit Hoxha” në Prishtinë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga zjarri i është përfshirë një pjesë e lokalit të tij. Njësiti i zjarrfikësve ka dalur në vendin e ngjarjes dhe ka shuar zjarrin”, njofton policia.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për lëndime në njerëz, rasti vazhdon të hetohet.