Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha ka bërë një tjetër paraqitje atraktive në rrjetet sociale.
Artistja e cila numëron mbi 10 milionë ndjekës në Instagram, së fundmi ka postuar disa imazhe duke përshkruar se si ka kaluar një javë në përditshmërinë e saj.
Ylli i muzikës ndau me fansa imazhe ku shihet me veshje të ndryshme, por ajo që mori vëmendje ishte dukja e saj me një fusta të zi dhe elegant.
Krijuesja e shumë hiteve dukej në formë të mrekullueshme në fustan pa mëngë dhe me një prerje të veçantë të pjesa e këngëve.
Pamja e saj u kompletua me aksesor ari, taka të larta ndërsa flokët e gjata bionde i la të lira mbi supe.
“Java e kaluar”, ka shkruar Bebe në përshkrimin e fotove, në të cilat nuk munguan komentet e shumta të admiruesve të saj.
Ndërkohë, në kolazhin e postimit nuk munguan as disa fotografi ku Bebe shihet në studio muzikore me ekipin e saj, duke lënë të kuptohet se ka nisur punën për këngë të reja.
“Better Mistakes” mban titullin albumi i fundi i këngëtares që u lansua në maj të vitit të kaluar.