Rama shpërndan foto nga vizita tek familja e ish-presidentit Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama po vazhdon vizitën e tij në Kosovë, për shkak të mbledhjes së dy qeverive që do të mbahet sot.

Pasi ka arritur dje në Prishtinë, Rama ka vizituar familjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt.

Ai është takuar atje me familjarët e ish-presidentit Thaçi, të cilëve ju tregoi gjithashtu për vizitën e tij në Hagë, ku po qëndron në paraburgim ish-presidenti Thaçi.

Rama ju ka thënë prindërve të Thaçit se është kënaqur në vizitën e tij në Hagë, duke deklaruar se Thaçin e konsideron si vëlla.

“Hashimi ishte shumë mirë, si me shëndet, por edhe me humor. Lexonte shumë, por edhe stërvitej. Te formulari para se të futesha, shkrova: Do ta takojë se më ka marrë malli. E kam si vëlla Hashimin”, u shpreh Rama.

E sot, kryeministri Rama ka shpërndarë disa fotografi nga ky takim, ku ka shkruar “Mirëmengjes dhe me emocionet e vizitës në familjen e Presidentit Thaçi, ju uroj një javë të mbarë”.