Serbia regjistron rastin e parë të Lisë së Majmunëve

Është regjistruar rasti i parë i Lisë së majmunëve në Serbi.

Kështu ka bërë të ditur Instituti i Shëndetit Publik serb, i cili tha se rasti u trajtua në mënyrë terapeutike.

Tutje, bëhet e ditur se ky institut ka kryer hetim epidemiologjik të rastit dhe janë kryer të gjitha masat e evidentimit, testimit, raportimit dhe kontrollit të përhapjes së mëtejshme të infeksionit.

Simptomat e Lisë së majmunëve janë kryesisht ethe, dhimbje koke, dhimbje trupi dhe dobësi, ndërsa pas rreth dy ditësh shfaqen skuqje dhe plagë në fytyrë, këmbë dhe duar.