Justin Bieber anulon performancën në “Summerfest 2022” për shkak të problemeve me shëndetin

Ylli i muzikës pop, Justin Bieber, është duke shtyrë edhe një tjetër shfaqje të planifikuar për shkak të diagnozës së tij të sindromës Ramsay Hunt.

Të enjten, një deklaratë e lëshuar nga përfaqësuesi i turneut të Bieber, njoftoi se muzikanti nuk do të performojë në një shfaqje të premten e ardhshme për shkak të shëndetit të tij.

“Në rikuperimin e vazhdueshëm të Justin, shfaqjet e mbetura të turneut të planifikuara për qershor dhe fillim të korrikut, duke përfshirë Summerfest në Milwaukee të premten, 24 qershor 2022, do të shtyhen”, thuhet në deklaratë.

 

“Justin po vazhdon të marrë kujdesin më të mirë mjekësor të mundshëm, është optimist për rikuperimin e tij dhe mezi pret të kthehet dhe të performojë për fansat e tij jashtë shtetit më vonë këtë verë”, thuhet tutje.

Në një video të ndarë në Instagram javën e kaluar, Bieber bëri me dije se ana e djathtë e fytyrës i ishte paralizuar për shkak të sindromës Ramsay.

I njëjti këto kohë anuloi shfaqje të shumta në Toronto. Muzikanti ishte planifikuar të performonte më 7 dhe 8 qershor në Scotiabank Arena.

 

Sindroma e Bieber shkaktohet nga një infeksion i virusit varicella-zoster, i njëjti që shkakton linë e dhenve dhe herpesin, që nënkupton se kushdo që ka vuajtur njërën prej këtyre sëmundjeve mund të vuajë gjithashtu këtë sindromë.

Për të menaxhuar efektet anësore të sëmundjes mund të përdoren edhe disa barna si shtypësit e vertigos ose reduktuesit neuropatik të dhimbjes.

 

Megjithatë, ai tani thuhet se po ndihet më mirë në bazë të një njoftimi që bëri bashkëshortja e tij, Hailey Bieber.