Sot, në stadiumin “KF Rilindja” është mbajtur turneu i futbollit i cili i përballi ekipin e Veterantëve te futbollit dhe ekipe tjera nga institucione në vend, shkruan kolonamedia.com. Gjithcka u organizua për nderë të Ditës Olimpike. Për këtë organizim ka treguar edhe i pari i Federatês së Futbollit Agim Ademi i cili ishte prezent në “KF Rilindja” duke dhënë përkrahjen e tij.
“Sot ndoqa nga afër turneun për nder të Ditës Olimpike, i cili u zhvillua në stadiumin e “KF Rilindja” në kryeqytet. Pjesë e këtij turneu ishte edhe ekipi i Veteranëve të Futbollit, krahas ekipeve të KOK-ut, MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Policisë e Kosovës, Forcës së Sigurisë dhe Gazetarëve Sportivë.
#OlympicDay
#BashkëPërFutbollin”, ka shkruar Agim Ademi në Facebook./kolonamdeia.com