Zyrtare: Llapi nënshkruan me Fernando Augusto

Skuadra e Llapit ka nënshkruar kontratë të re me brazilianin Fernando Augusto.

Lajmin e bëri të ditur vetë skuadra e Llapit, përmes një njoftimi në rrjetin social, Facebook.

Lojtari më herët ishte pjesë e disa skuadrave braziliane e po ashtu ai luajti edhe për Makedonija Gjorce Petrov.

Lojtari, menjëherë pas nënshkrimi, do t’i bashkëngjitet pjesës tjetër të skuadrës në stërvitje.

Më poshtë gjeni njoftimin zyrtar të klubit.

Klubi jonë, KF Llapi njofton për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare me mundësi të vazhdimit edhe për një vit tjetër me mbrojtësin e majtë, brazilianin Fernando Augusto.

28 vjeçari ishte pjesë e disa skuadrave në Brazil, poashtu pjesë e Makedonija Gjorce Petrov për një sezon e gjysmë, me të cilët arriti të realizoj 7 gola e 12 asistime si dhe tek Pelister, ku arriti të realizoj 1 gol e 7 asistime.

Fernando Augusto sot ka firmosur kontratën dhe do t’i bashkohet ekipit menjëherë në stërvitjen e pasditës.

Fernando do ta forcoj fazën e mbrojtjes sonë dhe do jetë i gatshëm të paraqitet për ekipin nga ndeshja e raundit të parë kualifikues të Uefa Conference League ndaj FK Buducnost Podgoricës.