Njohësi i rrethanave politike, Ismail Tasholli, i ka reaguar ashpër shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusarit.
Tasholli, në ‘Facebook’-un e tij, ka komentuar deklaratat e Kusarit, e cila tha se kishte pyetur Listën Serbe nëse do të marrin pjesë në protestën e veteranëve të UÇK-së, të paralajmëruar të enjten.
“Znj.Kusari-Lila pyeti me cinizëm “A do të dalë Lista Serbe në protestë bashkë me veteranët e UÇK-së?”, paçka që përgjigjen e Listës Serbe e kishte në formë vote për t’i përjashtuar veteranët nga paga minimale”, shkroi ai.
“Më çuditi që nuk pati asnjë reagim nga veteranët brenda VV-së për këtë poshtërim të rëndë! Po get, poshtërimi i luftëtarëve nga VV-ja është ba normë diskursive”, përfundon postimi i tij.