MSH publikon raportin, ky është numri i rasteve të reja me Covid -19

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar raportin e fundit rreth gjendjes me Covid -19 në Kosovë, ku ka njoftuar se në 24 orët e fundit 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me këtë virus.

Në njoftim e përditshëm të MSH-së, po ashtu shtohet se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes dhe se asnjë qytetarë nuk është shëruar nga ky virus.

Njoftimi i plotë:

15 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 71 doza të vaksinës kundër COVID-19

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.008 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.493 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.017 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 236 testime, 15 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 0 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.259.

Në total numri i rasteve aktive është 67.