Festivali “Sunny Hill” nuk do të mbahet në Prishtinë, aty ku mbahej çdo vit tjetër.
Ky festival është zhvendosur në Tiranë.
Një nga artistët që do të përformojë tashmë në Shqipëri është DJ amerikan, Diplo, i cili javë më parë kishte konfirmuar pjesëmarrjen.
Artisti u shpreh i lumtur për ardhjen në trojet shqiptare në atë që shprehu në ‘InstaStory’.
Por e habitshme është se që nga fillimi Dj i njohur e dinte se do të performonte në Shqipëri dhe jo në Kosovë.
“Kush do të vije me mua në Shqipëri”, shkruante Diplo në llogarinë e tij në ‘Instagram’ derisa kishte shpërndarë postimin e babait të Dua Lipës, Dukagjinit.