Daut Haradinaj, ka reaguar rreth protestës së paralajmëruar nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, protestë e cila do të zhvillohet nesër.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se e drejta e veteranit për të protestuar është e drejtë për të cilën është luftuar dhe mbi të cilën është ndërtuar shteti i Kosovës.
Tutje, ai ka kërkuar nga protestuesit që protesta të jetë e qytetëruar dhe ka ftuar mazhorancën parlamentare që të reflektojë dhe t’ia kthejë dinjitetin veteranit.
“E drejta e veteranit për të protestuar është e drejtë për të cilën kemi luftuar e mbi të cilën e kemi ndërtuar shtetin. Ftoj veteranët që nesër të mobilizuar të protestojnë për dinjitetin e mohuar. Protesta le të jetë e qytetëruar. Ftoj mazhorancën parlamentare që të reflektojë dhe t’ja kthejë veteranit dinjitetin. Ushtari i UÇK-së nuk e meriton një trajtim të tillë nga shteti sepse UÇK dhe populli janë një”, ka thënë Haradinaj.