Thonë se ka efekt: Zgjidhni problemin e gropave të syrit për 30 sekonda!

Keni vërejtur që edhe nëse flini gjumë mjaft nuk mund të zgjidhni telashet me gropat e syve? Rrathët e zinj nën sy mund t’i eliminoni shpejt dhe lehtë

Njëri nga shkaqet që vazhdimisht keni rrathë të zinj nën sy është që shumë kaloni para kompjuterit, televizorit, tabletëve, duke shikuar në celular… Derisa jemi duke shikuar në ekran, rrahim qerpikët shumë më pak sesa do të duhej, dhe vetvetiu zvogëlojnë qarkullimin e gjakut në zonën përreth syve dhe po kështu krijojmë rrathë të zinj nën sy.

Sipas ekspertëve, sytë furnizojnë aq shumë vena, arterie dhe kapilarë, andaj qarkullimi i dobët i gjakut shkakton gropa të errëta nën sy.

Mirëpo zgjidhja ekziston – ajo është akupresura.

Nëse shtypni pikën midis vetullave, do të relaksoni tërë zonën përreth syve. Më saktë, pjesa e zgjatur eshtërore midis gropave të syve, nën pjesën më të trashë të vetullave.

Lexo po ashtu:
Truku fenomenal grimuesve holivudianë: Ky grim fshin gropat e syve për një minutë!
Truku fenomenal grimuesve holivudianë: Ky grim fshin gropat e syve për një minutë!
Për të zgjidhur problemin me gropat e syve për kohë të shkurtër me gishta të mëdhenj dhe gishtat tregues të dorës shtypni midis vetullave, pastaj merrni frymë dhe përpiquni që të relaksoheni.

Shtypja duhet patjetër të jetë sa më e fortë. Ndjenja do të jetë paksa e pakëndshme, mirëpo mos hiqni dorë nga shtypja dhe mbajeni ashtu 30 sekonda.

Procedurën përsëriteni gjatë ditës nëse do të jetë e nevojshme.