Shpërndanin kanabis, arrestohen tre të rinj në Tiranë

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin “Portions” duke vënë në pranga 3 të rinj, të cilat akuzohen për shpërndarje kanabisi.

Në një njoftim në rrjete sociale, policia bën të ditur se personat e arrestuar janë M. M., 19 vjeç, F. Xh., 21 vjeç, dhe A. T., 20 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Sipas policisë, në rrugën “Tre Dëshmorët” në kryeqytet, gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve, kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde narkotike të llojit kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit M. M., është gjetur dhe sekuestruar një tjetër sasi lënde narkotike e ndarë në doza.