Pas fillimit të emisionit “Më lër të flasë” nga vëllezërit Veshaj, duket se raportet me motrat Hoxha janë ngrohur.
Së fundi e ftuar në këtë emision ishte Sara Hoxha, njëra nga trashëgimtaret e ‘Top Channel-it’.
Në mediat rozë prej disa javësh po përflitet se mes trashëgimtares tjetër të ‘Top Channel-it’, Lori Hoxha dhe aktorit Romeo Veshaj ka nisur një romancë dashurie.
Dhe duket se për lidhjen e tyre tashmë ka ardhur edhe konfirmimi i parë.
Gjatë bisedës u shfaq një fotografi e montuar e Ledionit ku shihej përkrah disa vajzave në Maldive.
Sara me humor tha se ata kanë një marrëdhënie të konsoliduar dhe të hapur, duke bërë që Romeo të shprehej se dëshironte një vajzë si Sara përkrah tij.
Deri këtu jemi në rregull, por përgjigjja e Sarës tërhoqi vëmendjen e fansave dhe i bëri të mendojmë se ajo sapo konfirmoi lidhjen e Lorit me aktorin, pasi me bindje tha se Romeo e ka larg saj në karakter vajzën që ka përkrah.
“E ke shumë larg meje, në karakter shumë larg”, ishte përgjigjja e Sarës nga e cila Romeo u vu paksa në siklet, teksa ra dakord me atë që tha Sara.
Kjo ishte deklarata e saj ku futi të gjithë në dyshime.