Policia e Kosovës ka arrestuar nëntë persona pasi që të njëjtit janë përleshur fizikisht në mes vete.
Si pasojë e rrahjes, tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur në mbrëmjen e 11 qershorit në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, tetë prej të dyshuarve janë dërguar në mbajtje, ndërsa një është liruar me procedurë të rregullt.