Në Beograd është zhvilluar një performancë muzikore, ku serbët këndonin për kthimin në Kosovë.
Rep bendi, Sindikata beogradase, në këtë koncert të mbajtur mbrëmë në kryeqytetin serb, Beograd, I kanë kënduar Kosovës “si djep serb”, duke thënë se “serbizmi do të fitojë”.
Këtë e dëshmojnë edhe video-incizimet e publikuara në Twitter, nga pjesëmarrësit në këtë ngjarje ndërsa dëgjohen duke brohoritur e duke i kënduar kthimit në Kosovë.
Sipas raportimit nga mediat serbe, në këtë koncert ishin 10 mijë pjesëmarrës derisa performanca e tyre zgjati rreth 3 orë.