Gjendet i vdekur 79-vjeçari në Burojë, dyshohet se bëri vetëvrasje

Një person në Burojë të Skenderajt është gjetur i vdekur sot rreth orës 06:30.

I njëjti, siç raportohet ka bërë vetëvrasje.

Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se viktima i përket moshës 79-vjeç.

“Sot, rreth orës 06:30, është raportuar se në shtëpin e tij në fshatin Burojë të Skenderajt, është gjetur pa shenja jete viktima i moshës rreth 79 vjeçar”, ka thënë zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti për lajmi.net.

Njësitë përkatëse policore dhe ekipa mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.