Bella Thorne dhe Benjamin Mascolo bëhet e ditur se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre.
Kjo është konfirmuar në Instagram, nëpërmjet një postimi të shpërndarë nga artisti italian.
“I uroj vetëm me të mirën këtij personi dhe do të jem gjithmonë pranë saj. Të dua”, ka shkruar ai në një deklaratë të gjatë.
Sipas People, që ishin të parët që raportuan lajmin, duket se të dy u ndanë në mënyrë miqësore.
“Oraret e tyre kontradiktore çuan në një ndarje të madhe kohe që përfundimisht rezultoi në ndarje”, tha një burim i brendshëm për gazetën.
Mascolo, 28-vjeçar, i propozoi Thorne, 24-vjeçare, në mars pas gati dy vitesh lidhje.
Të njëjtit kanë filluar të shoqërohen në prill të vitit 2019, disa ditë pasi ish-ylli i “Shake It Up” njoftoi ndarjen e saj nga reperi Mod Sun.
Ish-çifti e bënë zyrtare romancën menjëherë pas asaj kohe, gjersa më vonë u panë edhe në pushime së bashku.