Ronela Hajati vjen me një “surprizë” për fansat e saj

Këngëtarja Ronela Hajati ka paralajmëruar këngën e re.

Kësaj radhe artistja do sjellë një projekt muzikor në gjuhen italiane.

E këtë e ka bërë të ditur vet artistja përmes një postimi në rrjetin social Instagram.


“Le të festojmë këngën e parë italisht që po bëj”, ishte mbishkrimi i artistes.

Ndryshe kujtojmë që Ronela përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Evropian të Këngës dhe nuk arriti ta prekte finalen.