I është dhënë të enjten lamtumira e fundit ish-presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani i cili vdiq më 28 maj në një spital në Gjermani, ku ndodhej i shtruar prej një muaji për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore.
Ish-presidenti Nishani është përcjellë për në banesën e fundit me ceremoni zyrtare ku miq, kolegë e politikanë realizuan homazhet në Presidencë në nder të tij.
Në lamtumirën e fundit nuk munguan edhe personalitete përtej Shqipërisë, si nga Kosovë e Maqedonisë së Veriut, por edhe më gjerë.