Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, dyshohet për vetëvrasje

Një person është gjetur pa shenja jete sot në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se rreth orës 12:00, kanë pranuar informatën për një trup të pa jetë në një veturë.

Sipas Borovcit bazuar në të dhënat e para, ka elemente të cilat qojnë në dyshimin se rasti ka të bëjë me vetëvrasje.

“Rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në një veturë në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, rreth 50 vjeç. Mbështetur në informacionet e para, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vijon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rastit“, tha Borovci.