Vetëplagoset një person në Istog

Policia njofton se një person ka plagosur vetën e tij në Orroberdë të Istogut.

Sipas policisë rasti ka ndodhur nga pakujdesia dhe i njëjti po trajtohet në Spitalin e Pejës.

Njoftimi i plotë i policisë:

ARMËMBAJTJE PA LEJE/Fsh. Orroberdë, Istog 01.06.2022 – 15:30. I dyshuari mashkull kosovar nga pakujdesia është vet-plagosur me pistoletë. I dyshuari është duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Në vend ngjarje është konfiskuar një pistoletë, dy fishek, një predhë dhe një gëzhojë.