57 emigrantë në autobusin që po qarkullonte në Obiliq, Policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka ndaluar në kontrollim një autobus që po qarkullonte në fshatin Milloshevë të Obiliqit.

Autobusi me targa vendore dhe me drejtues S.U, (1988 mashkull kosovar), kishte në bord 57 shtetas të huaj (48 prej tyre nga Siria, 5 nga Egjipti, 2 nga Iraku, një nga Palestina dhe një nga Bangladeshi).

“Dyshohet se shtetasit e huaj kishin ardhur përmes rrugëve ilegale nga Turqia dhe synim të mbërritjes kishin shtetet e perëndimit. Rasti, emigrantët janë trajtuar nga zyrtarë policorë nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj dhe të njëjtit janë dërguar në Qendrën e Azilit në Magure.”, thuhet në njoftimin për media.

Për rastin është njoftuar prokurori kujdestar dhe në koordinim me të ndaj drejtuesit të autobusit është iniciuar rasti ‘kontrabanda me emigrantë’. I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe më pas me aktvendim nga prokurori i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë./