Kombëtarja Dardane ka ateruar në tokën e Qipros.
Kosova do të luajë ndeshjen e parë të sezonit të ri në Ligën e Kombeve përballë kombëtares së Qipros.
Sot, Dardanët kanë arritur në Larnaca dhe janë akomoduar në hotelin ‘Lordos’.
Në orën 18:00 të grumbulluarit e Alain Giresse do të bëjnë stërvitjen e fundit para ndeshjes ndaj Qipros.
Në konferencën për shtyp para stërvitjes do të paraqiten selektori dhe mesfushori Valon Berisha.