Lajçak vë në pikëpyetje qëndrimin e Macronit

“Bashkimi Evropianë prej fillimit të luftës në Ukrainë është dukshëm me i hapur për procesin e zgjerimit”, kështu  deklaroi Përfaqësuesi Special i BE-së për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak, në intervistë dhënë agjencisë malazeze  të lajmeve MINA.

Ai ka theksuar se deklarata e presidentit francez Emanuel Macron se vendet të cilat nuk janë anëtare të BE , duhet të bashkohen në kuadër të organizatës së re politike, nuk ka të bëjë me Malin e Zi.

“Macron ka dhënë deklaratë parimore dhe për këtë ai do të duhej të deklarohet në Samitin Evropian në Bruksel, mirëpo, nga ajo që e ka thënë shihet qartë se kjo nuk është alternativë e zgjerimit” ka theksuar Lajçak.

“Është e sigurt se vendet e Ballkanit perëndimor nuk duhet të nevrikosen për shkak të këtij propozimi”, u shpreh ai.