MSH publikon raportin e fundit për Covid-19, ky është numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar raportin e përditshëm në lidhje me gjendjen me Covid -19 në Kosovë, ku ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

MSH, po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë 6 raste të reja me Covid-19.

Ndërsa të shëruar janë 12 persona.

Postimi i plotë:

31 Maj 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 114 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.097 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.083 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 102.763 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 585 testime, 6 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.160.

Në total numri i rasteve aktive është 60.