Aksident i rëndë, vetura godet tetë vjeçarin në Rrugën e Kombit

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e të martës në Rrugën e Kombit, ku një makinë ka përplasur një fëmijë vetëm 8 vjeç.

Aksidenti është regjistruar në segmentin Milot-Rrëshen, pranë fshatit Fan. Fëmija është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, ku sipas raportimeve paraprake ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka nisur verifikimet paraprake për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./A2Cnn