Pas seancave gjyqësore, mendimeve të publikut, internetit dhe të gjithë stresin e krijuar pas akuzave se ylli i “Pirates of the Caribbean” ka dhunuar ish-gruan e tij, Amber Heard, Johnny Depp u shfaq krejt papritur në Angli, në koncertin e Jeff Beck.
Sipas dhjetëra videove që qarkulluan online, Depp u bashkua në skenë me Beck për të performuar këngën e tyre “Isolation” (2020), një remake i hitit të John Lennon. Gjithashtu, dyshja performoi edhe cover-a të “What’s Going On” nga Marvin Gaye dhe “Little Wing” të Jimi Hendrix.
Përpos karrierës në kinema, Depp është një kitarist goxha i njohur e i talentuar, si dhe anëtar i bandës “Hollywood Vampires” së bashku me Alice Cooper dhe Joe Perry.
Paraqitja e Depp në një koncert ishte tejet e papritur, duke marrë parasysh se 2 ditë më parë ishte në gjyqin e shumëpërfolur. Të dy ish-bashkëshortët dhe e gjithë bota po pret verdiktin e jurisë.
Johnny Depp ka hedhur në gjyq Amber Heard, pas akuzave të saj se është viktimë e dhunës. Kjo i ka kushtuar aktorit karrierën e tij në kinema, pas humbjes së roleve të ndryshme, ku përmendim edhe rolin ikonik, atë në “Pirates of the Caribbean”.
Gjyqi nisi më 11 prill, në Virginia dhe ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithëve, pasi janë zbuluar aspekte të shumta nga jeta problematike e ish-çiftit.