Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka dështuar të mbahet pasi që nuk kaloi rendi i ditës.
Në sallë ishin 16 deputetë.
Tetë deputetë nga pakicat votuan kundër rendit të ditës ku pikë e diskutimit ishte shqyrtimi i Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës si dhe Shqyrtimi i Projektligjit për markat tregtare, me raport amendamente të Komisionit funksional për Ekonomi, Industri dhe Ndërmarrësi .