Një person ka mbetur i lënduar në Prishtinë nga arma e zjarrit nga një person i dyshuar, i cili kishte shtënë nga një veturë pa targa.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitë relevante të policisë me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin e rastit rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë””, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë nga policia:
Prishtinë 29.05.2022 – 02:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar kishte mbetur i lënduar prej armës së zjarrit nga një person i dyshuar, me një veturë pa targa. Në vendngjarje kanë dalur të gjitha njësitë relevante, me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja që dyshohet të jenë të armës AK-47 si dhe vetura e viktimës, e cila ishte e qëlluar me armë. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe më pas është liruar. Në konsultim me prokurorin rasti është inicuar si më lart. Rasti është duke u hetuar.