Sot pritet të të mbajë mot i ndryshueshëm, ku parashihen vranësira dhe reshje lokale, duke përfshirë vetëm disa zona.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik temperaturat mbesin pothuajse konstante me javën që lamë pas.
Minimalet do të lëvizin ndërmjet 10-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius.
Indeksi UV do t’i mbajë vlerat e larta. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-8m/s.
Sasitë e reshjeve për muajin maj, deri më tani, u regjistruan, 60mm në perëndim të Kosovës, 13mm në lindje, 23mm në qendër, 19mm në Jug sa u regjistruan edhe në veri të vendit.