Sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes ministres së Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla, dhe drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Kjo u bë e ditur me anë të një komunikate për media nga MPJD.
Aty thuhet se ky Memorandum arrihet me qëllimin për të avancuar dhe thelluar bashkëpunimin në mes të dy institucioneve, në mënyrë që ta mbështesin njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor, shkruan lajmi.net
“MPJD dhe AKI me memorandum bashkëpunimi. Sot në objektin qendror të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës znj. Donika Gërvalla- Schwarz, dhe drejtorit të AKI-së, z.Petrit Ajeti. Ky Memorandum arrihet me qëllim të avancimit dhe thellimit të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të mbështetur njëra tjetrën në përmbushjen e mandatit kushtetues dhe ligjor”, thuhet në komunikatë.