Haxhiu për Trustin: Qeveria po u serviloset ndërkombëtarëve, po del kundër qytetarëve

Deputeti i Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar përsëri ndaj qeverisë rreth çështjes së Trustit, duke thënë se ajo po përdor si arsyetim Fondin Monetar Ndërkombëtar për të ikur nga përgjegjësia qeverisëse dhe kërkesat e qytetarëve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu, ka shtuar se për të është më rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse sipas tij, FMN-ja, qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht, shkruan lajmi.net.

“Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit! Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve! Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht. Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët. Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, ai ka shtuar se: “Mos rritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë:

Të nderuar miq,

Pushteti nën sqetullën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, po bënë përpjekje të ikë nga përgjegjësia qeverisëse dhe nga kërkesat legjitime të popullit!

Pa koment servilosja e pushtetit ndaj ndërkombëtarëve, kundër qytetarëve!

Për mua është shumë me rëndësi kërkesa e qytetarëve, sepse FMN-ja qeveritarët dhe deputetët qëndrojnë mirë ekonomikisht.Me pasojat e krizës ekonomike dhe inflacionin po përballen qytetarët.

Ne jemi të zgjedhur nga vet qytetarët dhe jo nga FMN-ja prandaj edhe jemi zëri i tyre në Kuvend.

Mos rritja e pagave, mbështetja për shtrenjtim të energjisë elektrike kur kemi rritje të çmimeve të konsumit të përditshme ditorë dhe kundërshtimi me forcë për tërheqjen e Trustit, s’ke si e vlerëson ndryshe përveç deklaratë politike joprofesionale.

Deri dikun edhe e kuptueshme për ta, por jo për qytetarët kur 1 miliard e 734 milionë të Trustit janë të investuara jashtë Kosovës.

P.S.

Ministri i financave Hekuran Murati po krekoset për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria.

Bile, paska deklaruar se “ka vërejtur një gjallëri në markete”…,

Po me tërheqjen e Trustit sa do të jetë gjallëria në markete?

Kjo vërteton kërkesën emergjente të qytetarëve për tërheqjen e Trustit, pasi gjendja e tyre ekonomike është rënduar shumë.