Kurti pas kthimit nga Amerika: Kemi krijuar mbi 25 mijë vende të reja pune

Forumi i Bizneseve të Diasporës i cili do të mbahet sot dhe nesër në Prishtinë do të bashkojë 197 afaristë nga bota edhe mbi 170 vendorë . Ky aktivitet bashkon bizneset nga diaspora me bizneset vendore dhe institucionet nga niveli qendror dhe lokal për të shqyrtuar partneritetet.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Bizneseve të Diasporës, tha se me këtë forum do të mund të ketë rrjetëzime të reja për të pasur më shumë investime në vend.

“Kosova është shteti më demokratik në Ballkanin perëndimor, jemi të parët në Ballkan për sundim të ligjit. Viti 1021 ka pasur rritje ekonomike dyshifrore që ka qenë më e larta në Kosovën e pas luftës”, tha ai.

Sipas tij rritja ekonomike me mbi 10 % është dëshmi për zhvillim ekonomik të Kosovës. Kurti ka folur edhe për qasjen që ka Kosova, si në fushën e IT dhe të internetit.

“Interesat ekonomike i kam prezantuar edhe në Davos. Kosova është shteti më demokratik. Jemi renditur të parët në Ballkan për sundim të ligjit. Jemi ngritur për 17 vende për indeksin internacional. Viti 2021 ka qenë i zhvillimit ekonomik prej 10.5%. Kemi pas po ashtu rritje të eksporteve 83.6%, rritje të investimeve të huaja direkte 22%. Kur shohin që nuk ka korrupsion, qytetarët janë të gatshëm të paguajnë tatime. Kemi krijuar 25 mijë vende të reja të punës”, tha ai,

Ai ka folur edhe për vizitën që ka pasur në SHBA dhe mundësitë që do të jenë për Kosovës, duke përmendur edhe marrëveshjen me MCC si mundësi për investime.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bëri me dije janë duke punuar në aspektin ligjor, duke themeluar edhe Gjykatën Komerciale. “Për çfarëdo mosmarrëveshja që do ta kenë bizneset do të kenë më lehtë zgjidhejn e tyre në Gjykatën Komerciale”, tha ai.

Kurti tha se janë duke shikuar mundësitë se si mërgata të mund të kontribuoj në zhvillimin e Kosovës.